Vorë-Fushë Krujë, përplas për vdekje të moshuarin dhe e lë në mes të rrugës

Vorë-Fushë Krujë, përplas për vdekje të moshuarin

Një 71 vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë në mes të rrugës.

Policia është njoftuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ora 05:40, se në rrugën nacionale Vorë -Fushë Krujë, ndodhet një person i shtrirë në tokë.

"Në rrugën nacionale Vorë - Fushë Krujë është gjendur i shtrirë në tokë pa shenje jete shtetasi R.Z., 71 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi është aksidentuar nga një mjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes."

Trupi i pa jetë është dërguar në Insitutin e Mjeksisë Ligjore, ku po kryhet eskpertiza mjeko-ligjore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes si dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

EMISIONET