Makina përplaset me murin, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në Shkodër

Makina përplaset me murin, 1 i vdekur dhe 1 i plagosur në Shkodër

Kjo javë ka qenë tragjike në bilancin e viktimave nga aksidentet. 6 persona kanë humbur jetën në disa qytete të vendit. Aksidenti më i fundit u regjistrua në Shkodër, ku një makinë doli nga rruga.

Rrugët e Shkodrës u përgjakën sërish!

Një 26 vjeçar humbi jetën ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur rëndë.

Dy të rinjtë po udhëtonin me këtë automjet në aksin Shkodër- Lezhë, kur në fshatin Melgushë, drejtuesi i humbi kontrollin dhe u përplas me një mur rrethues!

Gjendja e makinës tregon se përplasja ka qenë e fortë

Për pasojë Mergim Ferracaku, 26 vjeç humbi jetën, ndërsa Armend Pervizi që drejtonte makinën mbeti i plagosur rëndë.

Për ti nxjerrë dy të rinjtë nga makina ishte e nevojshme ndërhyrja e forcave zjarrfikëse.

Armend Pervizi sipas policisë ka marrë plagë të rënda dhe aktualisht po merr trajtim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Pas veprimeve të para policia dyshon se shkak mund të jetë bërë shpejtësia dhe lagështia në rrugë, por ekspertiza ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Dhjetori ka nisur me një bilanc lufte nga aksidentet rrugore.

Vetëm këtë javë janë regjistruar 6 viktima.


EMISIONET