Lezhë: Përplasen makinat përfundojnë në karburant. Aksident edhe në Tepelenë

Dy aksidente janë raportuar mëngjesin e sotëm në Tepelenë dhe në Lezhë. Paraprakisht raportohet për pesë persona të plagosur.

Mësohet se tre persona janë plagosur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, tek vendi i quajtur "Ura e Viroit".

Tre të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Aksidenti tjetër mësohet se ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre, ku dy automjete janë përplasur dhe kanë përfunduar në një karburant, si pasojë dy persona mbetën të plagosur.

Për të dy aksidentet po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(Në foto: Pamje nga aksidenti në Lezhë)

EMISIONET