I riu i sapo kthyer nga Italia vdes në aksident në Koplik

I riu i sapo kthyer nga Italia vdes në aksident në Koplik

26-vjeçari Nikola Sokolaj jetonte prej vitesh në Itali dhe ishte kthyer ditët e fundit pranë familjes, në fshatin Dedaj të Malësisë së Madhe.

Ai ka qenë duke udhëtuar i vetëm në mjetin tip Benz me targë AA 344 ME kur është përplasur kokë me kokë me Volkswagenin ku ndodhej pasagjer Leke Malota dhe nga goditja e fuqishme, Benzi ka përfunduar jashtë rruge.

Plagët e shumta të marra nga goditja i shkaktuan vdekjen të riut, pa mundur të marrë ndihmën e bluzave të bardha, ndërsa drejtuesi tjetër i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Policia, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes nisi hetimet mbi shkaqet e aksidentit, që dyshohet të ketë ardhur nga shpejtësia në lëvizje, pasi goditja ka qenë aq e fortë sa të dy mjetet janë zhvendosur në dy krahët e rrugës.

Ekspertët megjithatë po i analizojnë të plota shkaqet dhe po rindërtojnë skemën e aksidentit, e më pas do të dalin me një raport përfundimtar që do t’i dërgohet prokurorisë për veprime të mëtejshme.

EMISIONET