Një aksident rrugor ka ndodhur në orët e mesditës së sotme në Gramsh.
Raportohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në liqenin e HEC-it të Banjës dhe si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.
"Në aksin rrugor Cërrik-Gramsh, në fshatin Shushic, Cërrik, shtetasi G. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë në liqenin e Hidrocentralit të Banjës, Gramsh".
Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, në bashkëpunim me polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e turpit të pajetë të drejtuesit të mjetit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

/Ora News.tv/