Aksident në Fier, 3 të plagosur

Aksident në Fier, 3 të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 3 personave, dy prej të cilëve vëllezër ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Darëzezë në Fier, në vendin e quajtur Shën Pjetër.

Automjeti me të cilin udhëtonin vëllezërit dhe një i tretë ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.

Tre të plagosurit janë dërguar menjëherë për marrjen e shërbimit mjekësor në spitalin e Fierit. Burime bëjnë me dije se njeri prej tyre ndodhet në gjendje më të rënduar shendetësore, por jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, ekspertë të policisë kanë mbërritur në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

EMISIONET