Aksident në Elbasan, motori përfundon jashtë rruge, plagoset drejtuesi

Aksident në Elbasan, motori përfundon jashtë rruge, plagoset

Një person mbeti i plagosur në një aksident rrugor në aksin Elbasan-Matalurgji.

Ai po udhëtonte me një motor kur është përplasur nga një automjet dhe dalë jashtë rruge.

"Në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, shtetasi O.H., 22 vjeç,  banues në fshatin Mjekës, Elbasan,  duke drejtuar  mjetin tip "Opel", është përlasur me një motoçiklet me  drejtues shtetasin M.M., 56 vjeç,  banues në Elbasan" njoftoi policia.

56-vjeçari i plagosur nga aksidenti u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmë mjeksore,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


EMISIONET