Aksident në aksin Milot-Rrëshen, midis 5 të plagosurve 1 rëndë

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Rrëshen, duke lënë pas pesë persona të plagosur. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:10 minuta në vendin e quajtur "Ura me Harqe", ku mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin M.K., është përplasur me mjetin tip Audi, me drejtues shtetasin D.D

"Si pasojë është lënduar pasagjerja e automjetit tip Benz  shtetasja E.K., e cili është dërguar në Q.S.U. Tiranë. Si dhe nga mjeti Audi kanë mbetur të lënduar, drejtuesi i mjetit shtetasi D.D, si dhe  pasagjerët shtetasit B.R., shtetasja L.R,  si dhe R.H  edhe këta  janë transportuar për në Q.S.U.Tiranë", sqaron policia.

Sipas policisë, shkaku paraprak dyshohet parakalim i gabuar i mjetit Audi, "por ende po punohet për zbardhjen e saktë të shkakut të aksidentit".

Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e policisë rrugore.

Grupi hetimor në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po  punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.

Si pasojë e këtij aksidenti, lëvizja e mjeteve u bllokuar për rreth 1 orë, ndërsa me ndërhyrjen e policisë ky aks u zhbllokua dhe trafiku vijoi normalisht.



EMISIONET