Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, makina përplaset me minibusin

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, makina përplaset me

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Librazh-Përrenjas mesditën e së martës.

Një makinë është përplasur me një minibus të linjës Elbasan-Korçë. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur lehtë një pasagjere në minibus.

"Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në Pishkash, një mjet  është përplasur me një minibuz, dhe si pasojë është dëmtuar lehtë një pasagjere  në  mjetin minibuz, e cila u dergua në spitalin e Librazhdit  për ndihmën mjekësore,"-raporton policia.

Në aksident raportohet se u përfshirë edhe tre automjete të tjera.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërsa zona ishte e përfshirë nga reshje të dendura shiu.

EMISIONET