Aksident i rëndë, vdesin tre të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Maj 2019, 09:04
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Londër, në Panagiouda, Lesvos .
Sikurse shkruajnë mediat e huaja dy motorë të shpejtësisë shumë të lartë janë përplasur duke lënë të vdekur në vend tre të rinj, 2 djem dhe një vajzë 16-vjeçare, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat policore të cilat janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.