Aksident i rëndë në Tiranë: dy te vdekur dy plagosen

Një aksident i rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur është shënuar mbrëmjen e sotme në segmentin Tapizë- Kamëz.

Aksidenti u shënua mbrëmjen e sotme në rrethotullimin e Tapizës, kur makina e cila drejtohej nga një 34 vjecar ka dalë nga rruga duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit të mjetit dhe të një 28 vjecareje pasagjere, ndërkohë që janë plagosur dy shtetase të tjera që ndodheshin po pasagjere në këtë mjet.

“Mjeti markes Audi më targa AA 086 RF, që drejtohej nga shtetasi E.H, 34 vjeç, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerja shtetasja RR.Gj 28 vjeçe” informon policia e Tiranës. 

Gjithashtu janë dëmtuar dhe janë transportuar për në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën edhe dy shtetase të tjera që ishin pasagjere në këtë mjet. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të daljes nga rruga.  



(Ne foto: Pamje nga aksidenti i ndodhur sot ne mbremje ne Tapize) 






EMISIONET