Aksident i rëndë në qendër të Durrësit, raportohet për 3 të plagosur

Aksident i rëndë në qendër të Durrësit, raportohet

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve të para raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e dy automjeteve.

Mësohet se të plagosurit janë dy vajza dhe një djalë të cilët u nxorën nga makinat vetë pas ndërhyrjes së zjarrfikëses.

Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


EMISIONET