Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy shqiptarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e vona të natës në autostradën A14 në pjesën midis daljeve të Bitonto dhe Molfetta, në zonën e Barit.

Mediat italiane bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Renault Clio” me një tjetër mjet “Ford Kuga” ndërruan jetë dy shtetas shqiptarë.

Viktimat janë një 56 vjeçar dhe një grua 82 vjeçare, emri i të cilëve nuk bëhet i ditur, ndërsa i plagosur mbeti një 44-vjeçar  oficer i policisë rrugore.

Goditja për shqiptarët rezultoi fatale, pasi ndërruar jetë në vend, kurse oficeri i policisë u tranportua në spital,ku po merr edhe ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e aksidentit në këtë pjesë të autostradës u krijuan radhë të gjata makinash.

EMISIONET