Aksident i rëndë në Greqi, vdes 36-vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Greqi, vdes 36-vjeçari shqiptar

Një 36-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë në Greqi.

Mediat greke raportojnë se aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (22 dhjetor) në një zonë të pyllëzuar në Pella, ku makina me të cilën ai po udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal.

Viktima, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u gjet nga vëllai i tij, i cili më pas njoftoi edhe policinë.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/E.X/

EMISIONET