Aksident i rëndë në Astir, plagosen dy persona

Aksident i rëndë në Astir, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (29 qershor) në afërsi të ish-doganës te zona e Astirit në kryeqytet.

Një automjet është përplasur me një motorr, dhe për pasojë dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur.

Ata u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

''Më datë 29.06.2020, rreth orës 16:15, në afersi të Ish-doganës, janë përfshirë në aksident mjetet me drejtues shtetasit N.P., J.P., si dhe mjeti motorr me drejtues M.K dhe pasagjer K.A., të cilët kanë mbetur të dëmtuar, dhe u dërguan menjeherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.'' - thuhet në njoftimin e policisë.

Ndihma e parë u është dhënë nga kalimtarët, më pas kanë mbërritur dhe 3 ambulanca.

Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Ora News, nga përplasja e fortë me makinën ti "Benz" ata kanë përfunduar të shtrirë në asfalt.

Ky segment rrugor është kthyer në problem për qarkullimin e automjeteve, pasi prej kohësh po zhvillohen punime për Unazën e Re të Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


EMISIONET