Aksident i rëndë, 5 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin Milot- Rrëshen, pranë urës së Zogut.  

Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e përplasjes së dy fuoristradave kanë mbetur të palgosur 5 persona, ndërsa 2 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Dyshohet se shkak për aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Të plagosurit janë nisur për në spitalin Ushtarak në Tiranë, për ndihmë më të specializuar.

EMISIONET