Akademia e Shkencave propozon Ismail Kadarenë për çmimin Nobel në Letërsi 2020

Në 84-vjetorin e lindjes së tij, Akademia e Shkencave Shqiptare ka propozuar shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare për çmimin Nobel 2020. Ky propozim, i cili i është drejtuar Akademisë së Shkencave në Suedi.

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, tha se çmimet dhe titujt madhorë të fituar rishtaz prej shkrimtarit e përligjin  plotësisht propozimin për ti dhënë çmimin Nobel në Letërsi Ismail Kadaresë për vitin 2020.

Gjinushi: Çmimet letrare ndërkombëtare që ka fituar Ismail Kadare përgjatë dekadave kanë qenë dhe janë prova themelore për objektivitetin e këmbënguljes sonë për të propozuar në vazhdimësi nominimin e veprës së tij si një vepër e denjë për të fituar çmimin Nobel. Vlerësimet ndërkombëtare për veprën e Kadaresë jo vetëm nuk janë ndaluar por kanë kulmuar vitin e fundit.

Gjatë 2019, Ismail Kadare u shpall fitues i tre prej çmimeve më të rëndësishme letrare dhe intelektuale në shkallë botërore. Presidenti francez i dha titullin Oficer i Madh i Legjionit të Nderit. Këto çmime dhe tituj madhorë të fituar rishtaz e përligjin  plotësisht propozimin tonë madhor për ti dhënë çmimin Nobel në Letërsi Ismail Kadaresë për vitin 2020.

Jemi të bindur se propozimi ynë ka mbështetjen dhe shpreh dëshirën e tërë hapësirës shqiptare, pasi roli i veprës së tij në historinë e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit shqiptar është i pazëvendësueshëm.

Prej vitesh, Kadare ka qenë kandidat për Nobelin në Letërsi, por nuk ka mundur ta fitojë.

Letërsia e Kadaresë është përkthyer në 45 gjuhë të botës, duke e bërë atë shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave në Shqipëri.



EMISIONET