Air Albania pa licencë për fluturimet në BE, Turkish Airlines përgjegjëse financiare dhe ligjore

Air Albania pa licencë për fluturimet në BE, Turkish Airlines

Fluturimet e Air Albania në Europë nisën të hënën, pavarësisht faktit që nuk është dhënë ende licenca nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit Europian (EASA).

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku e quajti Air Albania një kompani prestigjoze" dhe iu referua avionëve si "zogjtë e shqiponjës" .

Por sipas listës së publikuar nga EASA mëngjesin e sotëm e vetmja kompani ajrore që ka licencë për të operuar në BE është Albaëings. Me qëllim që të shmangej një katastrofë  Air Albania u detyrua të marrë avionë të Turkish Airlines

Këto avionë do të thotë që Air Albania mori me qera avionë nga Turkish Airlines me qëllim që të përdorin licencën e këtyre të fundit për të përfituar nga të mirat që sjell kjo licencë.

'Duke përdorur avionët e Turkish Airlines me brandin Air Albania, ata do të jenë në gjendje të fluturojnë në destiancionet europiane. Gjithashtu nënkupton se Turkish Airlines do të bëhet një entitet përgjegjës financiar, ligjor dhe teknik për Air Albania" shkruan Alice Elizabeth Tayler ne një shkrim të publikuar sot në anglisht në exit.al.

Më përpara është raportuar se drejtori, trajnuesit dhe drejtorët e mirëmbajtjes të të Air Albania janë të gjithë shtetas turq dhe 49% e aksioneve janë në pronësi të Turkish Airlines, ndërsa 41% e aksioneve të tjera zotërohet nga shtetas shqiptaro-turq. Administratori i Air Albania është shtetas turk i lindur në Stamboll dhe është përfaqësues i përfaqësuesit të Turkish Airlines.

Ky kombinim me marrëveshjen e avionëve tregon që Air Albania është një linjë ajrore shqiptare që nuk ekziston, përkundrazi është në thelb një degë e Turkish Airlines.

Nga ana e saj qeveria dhe Aviacioni Civil kanë mohuar që licenca e Air Albania është mohuar nga EASA, ndërsa kjo e fundit nuk pranon të komentojë

EMISIONET