Ahmetaj zbulon "gropën" në buxhet, rrugët mbeten rrugëve

Ahmetaj zbulon "gropën" në buxhet, rrugët mbeten

Maxhoranca ka bërë opozitën në diskutimet për buxhetin 2020 në mungesë të opozitës reale.Kreu i Komisionit të Ekonomisë ngriti si shqetësim detyrimet e prapambetura dhe mungesën e fondeve në infrastrukturë.Sipas Ahmetaj në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohen vetëm 2.9 mld lekë për Unazën për të cilën nuk ka asnjë program kur nis dhe kur mbaron.Po ashtu maxhoranca kërkoi rishikim të pritshmërive për rritjen ekonomike.

Mungesa e investimeve në rrugë dhe pagat e administratës kanë qenë pikat e dobëta për buxhetin 2020.

Në prezantimin e projektit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tërhoqi vëmendjen për detyrimet e papaguara të Ministrisë së Infrastrukturës dhe projektet e munguara në këtë sektor.

Ahmetaj: Do t'ju lutesha që kjo shumë të mos kursehet, por të shkojë në pagesë të detyrimeve të prapambetura të Ministrisë së Infrastrukturës të cilat sot janë 6.2 miliardë. 2.9 miliardë shkonin për Unazën, Loti 1 dhe Loti 2 dhe Pallati me Shigjeta dhe pastaj pjesa tjetër e Unazës, ndërsa infrastruktura tjetër rrugore në Republikën e Shqipërisë merrte asgjë.

Duket se shteti është në vështirësi për të ardhurat. Ashtu si RTV Ora ka paralajmëruar, vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje pagash.

Denaj: Është e vërtetë që në pamje të parë buxheti nuk sjell qasje të politikave të reja sociale. Por gjatë gjithë këtij viti politikat sociale nuk kanë munguar dhe konsolidimi në një vit më pas nuk është i pamundur për të parë dhe reflektuar të gjithë masat e marra këtë vit.

Për kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, qeveria duhet të gjejë zgjidhje për shpërblimin e Vitit të Ri.

Ahmetaj: Nuk ka planifikim sërish bonus për pensionistët.

Si zgjidhje për të ardhurat qeveria parashikon ti drejtohet tregut financiar ndërkombëtar me emëtimin e një tjetër eurobondi.

EMISIONET