Ahmet Prençi: Krimi me pushtetin janë bërë bashkë kundra popullit

Ahmet Prençi: Krimi me pushtetin janë bërë bashkë

Ish drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Prenci gjykon se politika e Krimi në Shqipëri po bashkëveprojnë si mafie kundër popullit.  Nga Shkodra, Prenci tha se Agjencitë ligjzbatuese i kanë duart e lidhura për shkak të politikës që nuk ka vullnet politik për ta luftuar.

Lidhja dhe bashkëveprimi i Politikës me Krimin ka fuqizuar bandat e në Shqipëri dhe i ka lidhur duart agjencive ligjzbatuese!

Ky është leximi që i bën situatës kriminal që po kalon sot vendi, ish drejtori i policisë së shtetit Ahmet Prençi.

Ahmet Prençi: Implikimi i politikës dhe bashkëveprimi që bën me krimin e organizuar për të dhënë tenderë, për të shkëmbyer favore në vjedhje zgjedhjesh, për të emëruar punonjës të inkriminuar në administratën e shtetit dhe ndërthurja e marrëdhënieve që ka pushteti me krimin e organizuar, kjo përbën mafien.

Situatën e cilëson delikate në të gjithë vendin, ndërsa zgjidhjen e sheh tek reagimi i fortë popullor dhe shkëputja e institucioneve ligjzbatuese nga ndikimi i pushtetit politik.

Ahmet Prençi: Ky vullnet politik mungon, pasi janë implikuar së bashku duke shkëmbyer interesa, duke punuar për njëri-tjetrin si krimi dhe pushteti. Po u hoq kjo hallkë, jo ju la pavarësi e duhur institucioneve për ta bërë misionin e tyre unë besoj se e përmbushin me sukses.

Kritik është edhe për goditjen e grupeve kriminale. Sukseset e arritura në këtë drejtim, ia dedikon ndërhyrjes së ndërkombëtarëve

Ahmet Prençi:  Policia është duarlidhur në këtë luftë kundër grupeve kriminale dhe pa angazhimin e saj, kjo luftë është e humbur.

Si ish drejtues është kundër Vettingut në Polici dhe për këtë ka argumenta.

Ahmet Prençi: Policia po e përjeton dhe nuk e ka mendjen tek misioni që ka në këtë situatë mjaft kritike.

Deklaratat Ahmet Prençi i bëri nga Shkodra ndërsa prezantoi në këtë qytet dy librat e tij, një me poezi dhe tjetri Vice – Versa, me shënime, analiza e intervista.


EMISIONET