Agjenti Jorge Mendes "fut hundët" tek aksionet e Milanit

Agjenti Jorge Mendes "fut hundët" tek aksionet e Milanit

Agjenti Jorge Mendes thuhet se është përfshirë në ofertën e blerjes së Milanit, megjithëse mbetet për t'u parë nëse ai po flet me Yonghong Li ose Elliott Management.

Klubi është në një gjendje kaosi, pasi Yonghong Li humbi afatet për të paguar këstin prej 32 milion eurosh tek kompania amerikane Elliott.

Tani Elliott do të fillojë riposedimin e aseteve të tij, duke filluar nga e hëna.

Investitori amerikan Rocco COMMISSO konfirmuar se ai ka qenë në negociata me Li për të blerë klubin, ndërsa sot "Il Sole 24 Ore" publikoi një shkrim ku raportohej se pronari i Monacos Dmitry Rybolovlev është i interesuar për të blerë kuqezinjtë.

Sidoqoftë, "Sky Sport Italia" dhe "Radio Rossonera" sugjerojnë se Jorge Mendes është shumë i përfshirë në hapin e ardhshëm për Milanin.

Mendes ka qenë në bisedime me drejtorin sportiv të Milanit Marco Fassone, duke përfituar dhe nga merkato, me Mendes që po tenton të shkëmbej sulmuesin e Milanit, Andre Silva me atë të Monacos, Radamel Falcao.

Mendes gjithashtu po orkestron lëvizjen shokuese të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi në Juventus për 100 milionë euro.

Vlen të përmendet se Mendes ka lidhje të forta me disa klube evropiane, duke përfshirë Monaco, Atletico Madrid, Benfica, Valencia dhe më së fundi Wolverhampton Wanderers.

Kjo do të thotë se ai edhe mund të jetë i përfshirë në ofertën që Rybolovlev ka bërë për të blerë Milanin. Se si do të shkojnë gjërat mbetet të shikohen në ditët në vazhdim, por 7 herë kampionët e evropës nuk po kalojnë aspak një situatë të qetë.

EMISIONET