Aeroporti i Vlorës në Kuvend, Gjiknuri: 100 mln euro investim; Mima: Kërkojmë prezantim serioz

Aeroporti i Vlorës në Kuvend, Gjiknuri: 100 mln euro investim; Mima:

Projektligji për aeroportin e Vlorës ka zbritur në Kuvend ku kërkohet aprovimi për nisjen e negociatave me tre kompanitë turke.Sipas Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ky projekt do të ofrojë 1 mijë vende pune. Kreu i Infrastrukturës nuk prezantoi detaje nga projekti pasi kjo mund të dëmtonte interesat publikë. Por për opozitën sjellja e një projekti pa detaje nuk është serioz.

Ministri i Infrsatrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ka prezantuar në Kuvend projektligjin i cili kërkon të drejtën për nisjen e negociatave me kompanitë turke për aeroportin e Vlorës.

Sipas Gjiknurit, investimi kap vlerën e 100 mln eurove dhe do të sjellë 1000 vende të reja pune.

Gjiknuri: Është një investim rreth 100 milion euro, një aeroport i këtyre përmasave do të ketë në mënyrë permanente në atë zonë padiskutim të paktën 1000 vende të reja pune.Do të jenë shërbime nga më të ndryshmet që do të jenë të lidhura me funksionet e aeroportit.

Deputeti demokrat, Florjon Mima, tha se prezantimi i qeverisë me këtë draft nuk është serioz.

Mima: Sinqerisht në në këtë Komision nuk na interesojnë shumë cilësitë serioze, të paktën nga ky krahu këtej i tavolinës. Ne na duhet që qeveria jonë të jetë serioze, Ministri jonë të jetë serioz.Kjo është kryesorja për ne.

Projektligji pritet të kalojë në parlament ku do të marrë miratimin përfundimtar për nisjen e negociatave që do të çojnë në ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

EMISIONET