Një çift në Indiana po përballen me akuza për abuzim me fëmijët nga mosha dy vjeçare deri në 16 vjeç.

Timothy dhe Diane Combs, 59 dhe 55 vjeç, u arrestuan pasi njëri nga fëmijët filmoi dyshen duke dëmtuar një tjetër.

Fëmija i tregoi videon tek një person i tretë, i cili më pas lajmëroi Departamentin e Sheriffit të Qarkut Dearborn.

Kur autoritetet iu përgjigjën skenës, gjetën foto dhe video që përfundimisht çuan në arrestimin e çiftit të premten.

Nga tetë të gjetur në shtëpi, katër ishin fëmijë të strehuar prej tyre. Tre nga fëmijët ishin nën kujdesin e çiftit dhe i fundit ishte një fëmijë i adoptuar 16 vjeç, me aftësi të kufizuara.


/Ora News.tv/