Adoleshentja vret shoqen e ngushtë për 9 milion dollarë

Adoleshentja vret shoqen e ngushtë për 9 milion dollarë

Një adoleshente nga Alaska u vra nga shoqja e ngushtë për 9 milionë dollarë.

Cynthia Hoffman, 19 vjece, u gjet e vdekur në një zonë rurale me plagë në qafë të shkaktuara nga një armë zjarri dhe e lidhur me shirit kasetash pranë një kanali.

Shoqja e saj e ngushtë, Denali Brehmer, 18 vjece dhe katër adoleshentë të tjerë u arrestuan për vrasjen e saj këtë muaj. Hetuesit besojnë se Darin Schilmiller që pozon si milioner në rrjete sociale nxiti vrasjen.

Ai kontaktoi me Denalin dhe i ofroi 9 milion dollarë për përdhunimin dhe vrasjen e dikujt në Alaska, thuhet në dokumentet e gjykatës të siguruara nga "Anchorage Daily News".

Denali duhet ti dërgonte fotogragfi dhe video të vrasjes për të marrë shumën e ofruar. Adoleshentja pranoi dhe kërkoi bashkëpunimin e katër shokëve, në mënyrë që ti ndanin paratë bashkë.

Policia dhe gjykata po vijojnë me hetimet që të zbardhin tërësisht ngjarjen.

EMISIONET