Adelina Ismajli është një prej divave shqiptare që ka sjellë hite të ndryshme që prej fillimeve të karrierës. Ka disa kohë që është bërë nënë dhe po shijon bashkëjetesën me partnerin dhe djalin e saj të vogël, Uliksin.

Në një intervistë për "Prive", u pyet se kur do të bëjë të birin me një motër ose vëlla.

"Nuk e di, nuk është në dorën time. Sa më shpejt që është e mundur", u përgjigj Adelina duke lënë të kuptohet se po përpiqet që të bëhet nënë për herë të dytë.

Ndërsa një prej gjërave që do të fshinte nga kujtesa, ishte sëmundja e nënës së saj, e cila i mori edhe jetën.

/Ora News.tv/