Adelina Ismaili është rikthyer fuqishëm në tregun e muzikës duke sjellë edhe projekte thumbuese. I fundit i tillë ishte “Tiqja” dhe më pas solli këngën dedikuar të birit, “1000 ëngjëj”.

Adelina Ismaili ka dhënë një mesazh për të gjithë ata që kanë nisur të flasin për të. Madje i ka paralajmëruar se mund të kthehet në Adelinën e konflikteve për t’ia kujtuar se kush është në të vërtetë.

“I nuhas disa k*çka nga e shkuara që ulërasin vërdallë. Jam shumë e zënë dhe e lumtur për t’u bërë sërish si gruaja që njihnit dikur. Por kush e di… Mos më bëni t’ju rikujtoj kush jam në të vërtetë!”, shkruajti ajo në Instagram.

Një ditë më vonë, këngëtarja bëri edhe një postim tjetër ku shkuajti: “Ti thua shtrigë si të jetë një gjë e keqe”.

Mbetet për tu parë se kujt i drejtohet Adelina me këto postime.

/Ora News.tv/