Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismaili i ka munguar mediave rozë për më shumë së një vit që prej lindjes së djalit të saj Uiliks. E ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës, këngëtarja e famshme shqiptare ka thënë shumë gjera për jetën e saj.

Një prej tyre është dhe pengu më i madh i jetës. Vështirë të besohet se një këngëtare e madhe si ajo e ka një peng në jetë, por kështu ndodh për Adelina Ismailin. Por cili është pengu më i i madh i saj?

 Diva e muzikës ka rrëfyer se pengu më i madh në jetën e saj është Kosova. Ajo sot e kësaj dite është zhgënjyer prej mentalitetit në Kosovë. Ajo ka shprehur se Kosova është  një vend me njerëz mendjembyllur!

Mbetet ai pengu që Kosova vazhdon të më zhgënjejë në aspektin e mentalitetit. Kam qenë e bindur se do të ishim më  mendjehapur me njëri-tjetrin, gjeneratat e reja, më konkurrues mes vetes, por unë po shoh të kundërtën dhe kjo po më dhemb!”.

Ky është pengu më i madh, që ndoshta ndonjëherë i them vetes, ok Adelinë, të gjitha i ke bërë në këtë jetë, por këto nuk ke mundur t’i futësh dikujt në kokë, që më mirë të jesh i hapur, i dashur, i arsimuar”.Po shoh tendencë te të rinjtë për të kufizuar kreativitetin, dashurinë!”- ka rrëfyer Adelina gjatë intervistës së saj.

/Ora News.tv/