Aktori i famshëm kinez Jiang Jinfu është arrestuar në Japoni pas akuzave se kishte abuzuar me ish të dashurën e tij Haruka Nakaura.

Ylli i filmave u filmua teksa dorëzohej me duar të prangosura në polici. Urdhri për arrestimin e tij ishte lëshuar një ditë më parë.

"Jiang Jinfu ka kontaktuar policinë japoneze dhe po bashkëpunon me hetimin", thanë menaxherët e tij në një deklaratë.

Më 20 nëntor, Haruka postoi imazhet e lëndimeve që ishin shkaktuar nga duart e Jiang.

“Unë jam ende gjallë. Avokatët dhe personeli përkatës më kanë kërkuar që të mos zbuloj më shumë”, shkruajti ajo.

Vetëm pas disa minutash, Jiang kërkoi falje publike në platformën sociale kineze Ëeibo, ku ka 17 milionë ndjekës.

/Ora News.tv/