Banka Amerikane e Investimeve u është përgjigjur kërkesave të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Bashkisë Kamëz duke ndihmuar 200 familje në nevojë.

Ky kontribut i shtohet ndihmës së dhënë gjatë muajve të fundit për mbi 400 pensionistëve, në Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Paskuqan , si dhe dhurimit pak ditë më parë të tre respiratorëve për terapi intensive për shërbimin shëndetësor.

 Gjatë dhurimit të pakove, nën kryetari i Bashkisë Kamëz, Z. Hasan Bara shprehu mirënjohjen e institucionit të tij dhe qytetarëve të Kamzës për mbështetjen që ABI Bank i ka dhënë në këto ditë të vështira:

Hasan Bara: “Falenderoj ABI Bank, që iu përgjigj në mënyrë të menjëhershme kërkesës tonë, duke dëshmuar  solidaritet dhe ndjeshmëri sociale, përmes dhurimit të kësaj ndihme të konsiderueshme për familjet më në nevojë në territorin e Bashkisë Kamëz. Ndihemi mirë që në këto ditë të vështira kemi gjetur mbështetjen e biznesit i cili na është gjendur pranë në përballimin e kësaj situate të vështirë për të gjithë.”

 Falënderimet nuk kanë munguar as nga Xhulieta Muçollari, drejtore e Kryqit të Kuq Dega Tiranë

Xhulieta Muçollari: Kryqi i Kuq Shqiptar, dega Tiranë, falenderon Abi Bank që përsëri u bë pjesë e aktiviteteve tona humanitare. Abi Bank ka mbështetur Kryqin e Kuq Shqiptar, jo vetëm në projektet sociale por edhe në projektin e dhurimit vullnetar të gjakut.

Aida Apostoli, drejtore e Njësisë së Bankingut për Individë u shpreh se prioritet i momentit janë familjet në nevojë.

Aida Apostoli: “Në kohë normale kemi mbështetur me bujari artin, kulturën. Në kohë pandemie prioritetet ndryshojnë. T’u ndodhesh pranë shtresave në nevojë në një moment të tillë është detyrë qytetare, është detyrë njerëzore!

Abi Bank përgjegjësinë sociale e ka një dimension shumë të rëndësishëm. Në kohëra të zakonshme ne mbështesim me bujari projektet për Artin, Kulturën, Rininë, investimet në objekte që i shërbejnë komunitetit e sigurisht edhe shtresat në nevojë.

Në një situatë të tillë, sigurisht që prioritetet ndryshojnë. Sapo u njohëm me kërkesat për të ndihmuar familjet në nevojë, u përgjigjëm menjëherë. Kemi përgatitur shporta me ushqime të nevojshme për  çdo familje. Këto ndihma shkojnë në mbështetje të familjeve në nevojë, por ne jemi këtu për të thënë se kemi qenë dhe do të vazhdojmë të jemi gjithmonë të gatshëm për të mbështetur nevojat e komunitetit.”

Banka Amerika e e Investimit do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndihmuar njërëzit në nevojë në këtë situatë pandemie.

/Ora News.tv/