Aaron Ramsey drejt Bayern-it

Aaron Ramsey drejt Bayern-it

Largimi nga Arsenali nuk është një lajm i ri për Aaron Ramsey, i cili po kalon muajt e fundit në "Emirates Stadium". Uellsiani është një agjent i ri në fund të sezonit, diçka që ka vënë në lëvizje disa nga skuadrat më të mira në Kontinentin e Vjetër.

Milan, Juventus, PSG dhe Barcelona janë vetëm disa nga alternativat për Ramsey, ndërkohë që "Independent" zbulon një pistë të re për 27 vjeçarin. Bayern Munich duket se ka vepruar në fshehtësi për yllin e "topçinjve" dhe është gati ta transferojë në "Allianz Arena".

27-vjeçari pritet të nënshkruajë kontratë afatgjate me kampionët e Gjermanisë, të cilët duket se i kanë bërë ofertën më të mirë atij.

EMISIONET