9 minuta duartrokitje për Ermonela Jahon

9 minuta duartrokitje për Ermonela Jahon

Duartrokitet për nëntë minuta nga publiku sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, pasi interpretoi rolin e skllaves Liu.

Duket se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të emocionoje. Ajo qëndron mbi të gjithë këngëtarët e tjerë, sidomos kur aftësitë muzikore i kombinohen me përbindëshin aktrues përbrenda saj. Ajo e kontrollon këtë përbindësh gjithë kohës për t'ia ofruar shikuesit në kontaktin e parë. Mision i përmbushur,” thotë ndër të tjera kritika pas premierës së veprës në teatrin Liceu të Barcelonës.

Njëzet vjet pas rihapjes së teatrit Liceu, e njëjta opera, "Turandot", vihet në skenë, kësaj here si një prodhim të ri i regjisorit skenik Franc Aleu, që shndërron veprën e Puccini-it në një operë futuriste.

Në skenën e teatrit luksoz është ngjitur një trupë e përzgjedhur ndërkombëtare për të interpretuar veprën e fundit të Puccini-it. Ajo udhëhiqet nga sopranoja Iréne Theorin, në rolin e princeshës Turandot dhe tenori Jorge de León, i cili i jep zë princit të huaj Calaf. Mbi dymijë vetë që mbushën amfiteatrin kanë brohoritur trupën, veçanërisht sopranon Ermonela Jahon, për gati nëntë minuta. 

EMISIONET