7 vende të BE letër Juncker-it: Të gatshëm të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

7 vende të BE letër Juncker-it: Të gatshëm të hapim

Italia e 6 vende të tjera të BE i kërkojnë Komisonit Europian një aksion konkret për të përmirësuar procesin e intergrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Në një letër drejtuar kreut të KE, Jean Claude Juncker e nënshkruar nga ministri i jashtëm italian, Luigi Di Maio e nga ministrat e jashtëm të 6 vendeve të tjera Austri, Poloni, Kroaci, Slloveni, Slovaki dhe Republika Çeke kërkohet që Komisoni të përpilojë propozime konkrete për të përmirësuar efiktasitetin e procesit të pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë letër e siguruar në rrugë konfidenciale nga agjensia italiane e informacionit Ansa lexohet se "është e vërtetë se procesi i integrimit të këtyre vendeve vazhdon ngadalë e në mënyrë jo të rregulltë”, duke nënvizuar se “duhet të vazhdoj të ec pa vonesa të panevojshme."

Krerët e diplomacisë së 7 vendeve nënshkrues të kësaj letre , deklarojnë se janë të gatshëm të angazhohen në mënyrë konstruktive për reformën e zgjerimit të BE me qëllim nisjen e negociatave me Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në mars të vitit 2020.

EMISIONET