Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish. Kina raportoi sot 433 raste të reja dhe 29 viktima duke e çuar 78,497 numrin e të infektuarve dhe 2,744 numrin e të vdekurve në rang vendi.

Në gjithë botën numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 81,722 ndërsa numri i viktimave në 2,801.

Nga 29 viktimat e raportuara në Kinë, 26 ishin në provincën Hubei, epiqendrën e shpërthimit të koronavirusit, dhe nga 433 rastet e reja, 409 ishin në po në qytet, shkruan CNN.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë tha se gjithsej 32.495 pacientë janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Deri më tani ka 15 viktima jashtë territorit të Kinës:

Irani: 19

Koreja e Jugut: 13

Itali: 12

Japoni: 7

Hong Kong dhe Francë: 2 secila

Filipinet dhe Tajvani: 1 secila

/Ora News.tv/