28 vite në radhën e vdekjes, mjekët dështojnë për ta ekzekutuar

28 vite në radhën e vdekjes, mjekët dështojnë për

Përpjekja "e vrullshme" për të ekzekutuar një të burgosur për rreshtin e vdekjes, i cili u ndal pasi personeli mjekësor nuk arriti të gjente venat e tij, pavarësisht se u shpua shumë herë në pjesën e këmbëve, përbën torturë, thotë avokati mbrojtës.

Dëshmitar i të dënuarit, Doyle Lee Hamm, 61 vjeç, i cili ka kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tij në rreshtin e vdekjes, u kthye në qeli pas më shumë se dy orësh përpjekje nga ekipi i ekzekutimit.

Bernard Harcourt, i cili ka përfaqësuar Hamm për 28 vjet, pretendoi se "përpjekja e ekzekutimit" të bllokuar çoi në të paktën 12 plagë nga shpimet e dështuara me gjilpërë.

Ai tha se procedura la pas një dhome të gjakosur.

"Ishte një ekzekutim i tmerrshëm, i dështuar. Ata hoqën dorë, kur nuk gjetën dot venën", tha ai.

Profesori në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kolumbias shtoi: "Ky rast dihej se do të ishte e dhimbshme dhe e përgjakshme dhe nuk do të kishin sukses".

Z. Harcurt tha se kishte dy grupe të personelit mjekësor që u përpoqën të gjenin venat në gjoksin e Hamm, në zonën midis gjunjëve dhe pjesën e këmbëve të tij.

I burgosuri u ekzaminua nga një mjek pas dështimit të ekzekutimit dhe zbuloi se kishte të paktën 12 plagë, shtoi avokati i tij.

Në dosjet gjyqësore në ditët para ekzekutimit të planifikuar, avokatët e Hamm thanë se ai kishte kancer terminal dhe një histori të përdorimit intravenoz të drogës që kishte komprometuar rëndë venat e tij.

EMISIONET