Një i ri në Massachusetts u vra në një sulm nga një peshkaqen. Arthur Medici, 26 vjeç, u sulmua pasi ai ishte hipur në një dërrasë sërfi të vëllait të të dashurës së tij të shtunën pasdite.

Shërbimi i Parkut Kombëtar të Cape Cod raportoi se i riu u rrëzua nga bordi i mjetit të vogël lundrues dhe më pas u sulmua nga një peshkaqen.

Medici ka lindur në Brazil dhe kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara dy vjet më parë për të ndjekur kolegjin, sipas WCVB. Ai u përshkrua nga miqtë si djalë i "ëmbël" dhe i përulur.

/Ora News.tv/