Kina Lindore dhe Jugore po ndeshet me një mot të vështirë që ka sjellë përmbytje masive. Deri tani sipas autoriteteve janë ndikuar rreth 20 milionë banorë, ndërsa mbi gjysmë milioni kanë nevojë urgjente për ndihma. Deri tani përmbytjet kanë shkatërruar 7.7 miliardë dollarë humbje financiare.

Kina po ndeshet me shira të rrëmbyer ditët e fundit, të cilët kanë ndikuar jetën e rreth 20 milionë banorëve. Sipas departamentit kinez të Menaxhimit të Emergjencave, autoritetet kanë evakuuar rreth 1.3 milionë vetë nga 19.91 milionë të prekur nga përmbytjet.

Autoritetet paralajmërojnë se 582 mijë vetë kanë nevojë urgjente për ndihmë.

Shirat e rrëmbyer vazhduan të premten dhe të shtunën në provincat Jiangxi dhe Anhui të Kinës Lindore, duke sjellë përmbytje të shpejta dhe duke detyruar evakuimin e banorëve.

Një raund i ri shirash goditi të premten dhe të shtunën pjesën më të madhe të provincës Jinagxi. Reshjet maksimale u regjistruan në qytetin Zhangshu, ku arritën në 60.6 milimetra.

Situata e përmbytjeve në zonat rurale të qytetit ishte më e keqe, pasi uji arriti një thellësi prej tre metrash, duke përmbytur shtëpitë dhe tokat bujqësore. Pas reshjeve të vazhdueshme të shiut që nga fillimi i qershorit, Kina Lindore dhe Jugore është më e goditura nga përmbytjet.

“Deri tani përmbytjet kanë shkatërruar 34 mijë shtëpi, 1.76 miliardë hektarë tokë bujqësore, si dhe kanë shkaktuar 7.7 miliardë dollarë humbje financiare”, thonë autoritetet.

/Ora News.tv/