"20 emigrantët", Shqipëria tërheq vëmendjen e mediave të huaja

"20 emigrantët", Shqipëria tërheq vëmendjen e

Vendimi i qeverisë shqiptare për të marrë 20 nga 190 emigrantët të cilët ndodheshin të bllokuar në anijen " Diciotti" në Itali ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

Shtypi italian prej dy ditësh shkruan rreth vendimit të Shqipërisë, ndërsa nuk kanë munguar as një intervistë e kryeministrit Rama për prestigjozen italiane Corriere della Sera. Rama në këtë intervistë thotë se marrja e 20 emigrantëve nga Italia në Shqipëri  nuk ka të bëjë me një tregti me BE për tu anëtarësuar në Union. Sipas Ramës, "të gjithë duhet të bëjnë pjesë e vet dhe Shqipëria po atë që Italia ka bërë dikur për ne".

Lajmi se 20 emigrantë nga "Diciotti" do të silleshin në Shqipëri, mori vëmendjen e mediave italiane që dy ditë më parë, kur ministri i Jashtëm Dimir Bushati bëri të ditur vendin.

Menjëherë pati një reagim nga ministri i Jashtëm Italian, Enzo Moavero Milanesi i cili falënderoi  Shqipërinë. Pas tij erdhi edhe reagimi i ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, një kritik ndaj Shqipërisë. Por në këtë rast ai shprehu mirënjohje për qeverinë shqiptare, ndërsa tha se Francës duhet t'i vijë turp, e cila nuk dha ndihmën e saj si një vend i BE.

Të gjitha mediat italianë i referohen deklaratave të ministrit Bushati dhe kryeministrit Rama.

"Kur eritreasit ishim ne": Shqipëria nuk harron dhe mirëpret 20 emigrantë nga "Diciotti", ishin disa nga titujet e mediave italiane.

Por Shqipëria ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave britanike.

Express britanik shkruan: "Turp për ty Francë!" Salvini sulmon Makronin, Shqipëria i vjen në ndihmë".

Ndërsa Washington Post shkruan:  "Kisha katolike, Shqipëria, Irlanda marrin emigrantët".

EMISIONET