Kryeqyteti i Kinës nxorri urdhër që të gjithë personat që futen në territorin e saj të futen në karantinë për 14 ditë dhe tu nënshtrohen testeve mjekësore për koronavirus.

Këto masa janë ndërmarrë menjëherë pasi Egjipti konfirmoi rastin e parë në Afrikë të një pacienti të diagnostikuar me këtë virus.

Të gjithë qytetarët që kthehen në Pekin pas pushimeve të tyre duhet që të shkojnë në karantinë ose në vende të izoluara e t’ju nënshtrohen testeve mjekësore.

Komisioni shëndetësor kombëtar në Kinë raportoi këtë të shtunë (15 shkurt) për 143 viktima të tjera duke e çuar numrin total të të vdekurve në 1523.

Ndërkohë që autoritetet kanë konfirmuar 2641 raste të reja të diagnostikuar me koronavirus duke e çuar në 66.492 numrin e të prekurve në rang ndërkombëtar.

Jashtë Kinës janë konfirmuar dhe 500 raste në 24 shtete të ndryshme si dhe 3 viktima në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se do të ndërmarrë një hetim mbi këtë virus që do të nisë këtë fundjavë.

Ekipi që do të marrë pjesë në këtë mision është i përbërë nga 12 persona nga shtete të ndryshme dhe 12 të tjerë nga Kina.

/Ora News.tv/