Axolotl Fakte : Është vendali i Meksikës. Kjo krijesë ujore është një lloj salamandre e cila "nuk u rrit kurrë". Disa i quajnë si Piter Pani i botës të amfibëve. Gjithashtu njihen edhe si "monstra të ujit", ato janë një specie neotenale të rriturit e së cilës nuk i humbasin kurrë velëzat, duke i mundësuar atyre të qëndrojnë nën ujë. Ato gjithashtu janë unike sepse mund të rigjenerojnë gjymtyrët e tyre si edhe pjesë të parëndësishme të trupit. Aj-Aj Fakte : Pavarsisht pamjes të pafajshme të kësaj krijese mos u mashtroni, jeta për të nuk është hiç e lehtë në Madagaskar. Aj Aj, pjestar i familjes të lemurëve, mbahet si ogur i lig nga vendasit Malagas. Ata vriten sapo shihen dhe varen kokposhtë në mënyrë që shpirtrat e ligj të largohen prej udhëtarëve. Nami i tyre mund të jetë përhapur sepse janë kafsha e natës më e madhe në botë. Peshku Qull Fakte : Ky peshk gjendet në rripin e ujrave midis Australisë dhe Zelandës së Re. Peshku qull shihet rrallë herë nga njerëzit edhe pse ka shumë nga ata që nuk i bëjnë dot ballë sharmit të tij. Ai jeton në thellësi ekstreme, diku tek 600 deri në 1 200 metra nën nivelin e detit, ku presioni është disa dyzina herë më i lartë se në nivelin 0. Për të mbijetuar në këto ujra të thella ai është evoluar në një masë xhelatinozë me një densitet pak më të vogël se uji, një tipar ky që i mundëson pluskimin në tabanin e detit pa qënë nevoja për të shpenzuar shumë energji. Oktapodi Dumbo Fakte : Kjo gjallesë mban emrin e personazhit të filmave vizatimorë të Disney, por duket qartazi që nuk kemi të bëjmë me një elefant. Oktapodi Dumbo jeton thellë në oqean në shifra që kapin vlera të frikshme, plot 4,800 metra nën nivelin e detit. Ndryshe nga elefanti Dumbo, ky oktapod përdor pendë në vend të veshëve për të "fluturuar në ujë" teksa gjuan për ushqim. Ekzistojnë tetëmbëdhjetë specie të zbuluara të këtij oktapodi deri tani, me një lloj që rritet deri në 1.8 metra gjërësi. Ekidna Ekidna është një krijesë e ngjashme me iriqët dhe ka mbetur e pandryshuar që në kohërat prehistorike. Është vendalie e Australisë dhe është unik si i vetmi gjitar që shtron vezë. Kjo është një kafshë vetmitare dhe e kalon shumicën e kohës duke kërkuar për milingona dhe insekte të tjera duke përdorur gjuhën e saj 15 centimetërshe. Urithi Lakuriq Fakte : Ashtu si sugjeron pamja dhe sjellja e tij, kjo specie pa qime nuk e di as vetë nëse është brejtës, insekt apo hardhucë. Urithi lakuriq e kalon të gjithë jetën e tij nën tokë dhe çuditërisht ka një jetëgjatësi prej 20 vjetësh, shumë e pazakontë për brejtësit. Sikurse insektet nëntokësore është një specie që jeton në koloni. Mbretëresha është e vetmja femër që shumohet. Pasardhësit e saj e kalojnë jetën e tyre ose duke mbrojtur koloninë ose duke gërmuar tunele më dhëmbët e tyre të fortë. Gjithashtu ata nuk janë në gjendje të mbajnë një temperaturë të qëndrueshme trupore prandaj mund të quhen edhe si gjitarë me gjak të ftohtë. Bretkosa Blu Fakte : Gjithashtu e njohur si bretkosa hund-derre, ky është një amfib vendali i Indisë jugperëndimore. Ndryshe nga shumica e bretkosave, kjo ka një trupë të rrumbullukaët dhe të fryrë, bashkë me një kokë shumë të vogël dhe një noçkë me majë. Duke qënë se është shumë e shëmtuar, ajo e kalon të gjithë kohën nën tokë. Ajo del në sipërfaqe vetëm 2 jave në vit në sezonin e musonëve për t'u çiftuar. Disa syresh janë gjendur deri në thellësinë 8 metra nën tokë. Ornitoringu Fakte : Ornitoringu është një përzjerje e çuditshme speciesh, ose një eksperiment i dështuar i bioteknologjisë. Sikurse Ekidna, është një gjitar që shtron vezë. Ky marsupial australian përdor sqepin e tij si lopatë për të gjetër butakë në përronj dhe liqene. Sqepi është i pajisur gjithashtu me receptorë për të dedektuar sinjale elektrike. Gjithashtu dihet se hanë edhe bretkosa e peshq. Kjo është një kafshë vetmitare dhe më aktive është natën duke e kaluar pjesën më të madhe të kohës nën ujë. Kur çiftohen meshkujt detyrohen të kapin femrat më forcë duke "kafshuar" bishtin e tyre. Majmuni Proboskus Fakte : Edhe pse është e dukshme, ky majmun është i famshëm se ka hundë të madhe. Hundë shumë të madhe. Zoologët nuk janë krejtësisht të qartë se për çfarë përdoret, prandaj mendojnë se ka të bëjë me paraqitjen seksuale; femrave u pëlqejnë meshkujt me hundë të mëdha sepse mund të rrisë aftësinë e një majmuni për të klithur më fortë. Këta majmunë janë notarë të shkëlqyer dhe kanë gishta këmbësh si rrjetë. Ata oraganizohen si në harem, ku një mashkull i vetëm shoqërohet nga një dyzinë femrash. Megjithatë, nëse një femër i pëlqen një mashkull tjetër ajo i bashkohet grupit të tij. Sqepkëpuca Fakte : Sqepkëpuca është një shpend i ngjashëm me lejlekun, por që ka udhëtuar në kohë direkt nga fundi i epokës Triasike. Është vendali i Afrikës dhe jeton në këneta, karakterizohet si kafshë territoriale dhe e ndan atë vetëm kur duhet çiftuar apo ka mangësi në ushqim. Sqepkëpuca përdor sqepin e saj mbreslënës për të kapur peshqit në ujin e kënetës dhe sikurse lejlekët e tjerë, ky shpend, hedh ujë në fole në mënyrë që vezët të mos tejnxehen. Tarsieri Fakte : Tarsieri filipin shpesh herë quhet si majmuni më i vogël i botës, por në të vërtetë ai nuk është primat. Ai i takon një nënlloji të primatëve, prosimianëve. Tarsieri është aq i vogël sa mund të qëndrojë në pëllëmbë të dorës tuaj. Është një kafshë nate që kalon kohën e saj në ose rreth trungut të pemëve ose në rrënjët e bimëve teksa gjuan për insekte. Ato njihen edhe si krijesa sociale pasi janë parë duke luajtur bashkë ose duke lidhur bishtat me njëra-tjetrën. Peshku Ujk Fakte : Peshku ujk gjendet në Suriname të Amerikës së Jugut. Ky është një peshk tropical që noton në çdo lloj mjedisi, qoftë në një liqen të thellë apo në përronj të cekët. Gjithashtu janë peshq të stërmëdhenj, janë kapur peshq ujq deri në 1 metër gjërësi dhe 40 kilogramësh. Disa nga këta peshq janë edhe agresivë prandaj peshkatarët vendalinj janë bërë vigjilentë. Ka histori për sulme ndaj njerëzve dhe për qen të vrarë prej tyre pasi kishte rënë në ujë.

/Ora News.tv/