11 mijë të prekur nga infeksionet respiratore, ja apeli i mjekut

11 mijë të prekur nga infeksionet respiratore, ja apeli i mjekut

Mesatarisht 11 000 qytetarë në javë u drejtohen mjekeve, pasi janë prekur me infeksione respiratore. 

Eksperti i Institutit Publik Artan Simaku, shprehet se simptomat janë ato klasiket, temperaturë, dhimbje fyti dhe kollë. Deri më tani ai e cilëson normale situatën

Artan Simaku: Të dy këto viruse janë të përfshirë në vaksinën e gripit. Situata është normale dhe e zakonshme për klimën.

Simaku apelon qytetarët që t’i drejtohen mjekut të familjes, sapo të vërejnë simptomat e para të gripit.

Artan Simaku: Duhet të zbatohet dhe sistemi i referencës, nuk duhet të shkaktohet direkt në Spitalin Pediatrik dhe në Urgjencat e spitaleve duke shkaktuar një mbipopullim të panevojshëm.

Ata që preken më së shumti janë fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna, e për këtë, duhet të kenë një kujdes të shtuar me higjienën.

Artan Simaku: Një këshillë për nënat me fëmijë të vegjël, të cilët nëse kanë temperaturë apo shenja gripi nuk duhet të shkojnë në farmaci që të marrin një medikament dhe ndërkohë që presim të bëhen mirë shfaqin komplikacione. 

Instituti i shëndetit publik apelon qytetarët që të kujdesen për shëndetin, pasi piku i epidemisë, pritet të shfaqet në muajin shkurt.

EMISIONET