Arta Bajrami ironizon këngëtarët shqiptarë: Po më dhimbset Rita Ora, e ka marrë veten në qafë

Këngëtarja shqiptare, Arta Bajrami së fundmi ka ironizuar të gjithë këngëtarët shqiptarë.

Një gjë e tillë ka ardhur pas publikimit të këngës “Bang” nga Rita Ora, e cila në kanalin YouTube ka arritur mbi 200 mijë klikime.

Edhe pse kjo këngë rënditet si më e dëgjuara në Angli akoma nuk ka arritur një milion klikime.

Nëpërmejt një postimi në Instagram, Arta ka thënë se Ritës i duhet të vijë në Kosovë, për të arritur atë shifër.

“Po më dhimbset Rita Ora që e ka marrë veten në qafë me famë botërore. Për të bërë një milion klikime për 24 ora duhet të vish në Kosovë ose Shqipëri”- ka shkruar ajo.

EMISIONET