Arsyetimi gazmor i vajzës së vogël që prish agjërimin do ju shkrijë së qeshuri

Arsyetimi gazmor i vajzës së vogël që prish agjërimin

Vëllai regjistroi momentin kur motra e tij e vogël prish agjërimin më shpejt.

Justikimi që e vogla nxjerr për këtë moment është shumë për të qeshur dhe videoja e postuar në TikTok ka shkaktuar mjaft të qeshura dhe është shoqëruar me komente gazmore

Djali që quhet Ace shkon në kuzhinë dhe e pyet ‘Çfarë po bën?”

Pastaj me të qeshura e pyet: "Përse prishe agjërimin?"

“Sepse isha e uritur” i thotë ajo

“Por duhen dhe disa orë” i kujton i vëllai.

Atëherë vajza e vogël nis të shpjegojë arsyen: Macja hyri në kuzhinë dhe unë kurioze po e ndiqja nga pas. Kur nisi të hante thashë, përse të mos e shoqëroj!

Duke qeshur i vëllai Ia kthen: Pra ti prishe agjërimin sepse po hante macja?”

Po - ia kthen vajza - sepse dhe macja e prishi e prishi agjërimin

Videoja është parë mbi 1.5 milionë herë brenda disa ditësh dhe u ka dhuruar të qeshura shikuesve.

Lifestyle

EMISIONET