Pas gati 50 vjet në zyre publike, dhe një jete të tërë ambicie presidenciale, Joe Biden tashmë do të vendoset në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk ishte fushatë e zakonshme amerikane. Ajo u zhvillua mes një pandemie një herë në një shekull dhe trazirave të pashembullta shoqërore.

Këto janë arsyet që djali i një shitësi makinash nga Delaware më në fund fitoi presidencën.

1. Covid, Covid, Covid

Ndoshta arsyeja më e madhe që Biden e fitoi presidencën ishte diçka krejtësisht jashtë kontrollit të tij.

Pandemia e Covid-19, si dhe duke marr më shumë se 230 mijë jetë njerëzish, transformoi gjithashtu jetën dhe politikën amerikane në vitin 2020. Dhe në ditët e fundit të fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme, vetë Donald Trump dukej se e pranonte këtë.

“Boll më me lajmet e rreme, gjithçka është Covid, Covid, Covid, Covid”, tha presidenti në një tubim javën e kaluar në Wisconsin, ku ditëve të fundit janë rritur rastet.

Pandemia dhe rënia pasuese ekonomike e rrëzuan Trumpin nga mesazhi i tij i preferuar i fushatës për rritjen dhe prosperitetin. Ajo gjithashtu nënvizoi shqetësimet që shumë amerikanë kishin për presidencën e tij, prirjen për të vënë në dyshim shkencën, trajtimin e rastësishëm të politikave të mëdha dhe të vogla.

2. Fushatë pa e “hapur gojën”

Gjatë karrierës së tij politike, Biden krijoi një reputacion të mirë duke folur për problemet e ndryshme. Prirja e tij me gafat prishi fushatën e parë presidenciale në vitin 1987 dhe e ndihmoi që të mos e fitonte sërish të drejtën për të kandiduar në vitin 2007.

Në provën e tretë për Zyrën Ovale, Biden ende nuk e kishte përmirësuar përballjen verbale, por ato ishin mjaft të rralla sa që kurrë nuk u bënë më shumë se një çështje afatshkurtre.

Një pjesë e shpjegimit për këtë, natyrisht, është se vetë presidenti ishte një burim i paepur i zhurmës së ciklit të lajmeve. 

Por të paktën një farë merite duhet t’i jepet një strategjie të bashkërenduar nga fushata e Bidenit për të kufizuar ekspozimin e kandidatit të tyre, duke mbajtur një ritëm të matur në fushatë dhe duke minimizuar shanset që lodhja ose pakujdesia të krijojnë probleme.

3. Kushdo përveç Trumpit

Një javë para ditës së zgjedhjeve, fushata e Bidenit zbuloi reklamat e saja të fundit televizive me një mesazh që ishte jashtëzakonisht i ngjashëm me atë të ofruar në fillimin e fushatës së vitit të kaluar dhe fjalimin e pranimit të nominimit në muajin gusht.

Zgjedhjet ishin një “betejë për shpirtin e Amerikës”, tha ai, dhe një shans për kombin të vinte prapa asaj që e karakterizoi si përçarje dhe kaos të katër viteve të fundit.

Megjithatë, nën atë parullë ishte një llogaritje e thjeshtë. Biden vuri fatin e politik në pretendimin se Trumpi ishte shumë polarizues dhe shumë inflamator, dhe ajo që populli amerikan donte ishte një udhëheqje më e qetë dhe e qëndrueshme.

4. Qëndrimi në qendër

Gjatë fushatës për të qenë kandidat demokrat, konkurrencë Bidenit i bënë nga qendra e majtë, me Bernie Sandersin dhe Elizabeth Warrenin, të cilët u drejtuan me fushata të financuara mirë dhe të organizuara që gjeneruan turma me madhësi të koncerteve.

Përkundër këtij presioni nga krahu i tij liberal, Biden mbërtheu një strategji qendrore, duke refuzuar të mbështeste kujdesin shëndetësor universal të drejtuar nga qeveria, arsimin falas ose një taksë pasurie. Kjo e lejoi atë të maksimizonte tërheqjen e votuesve të moderuar dhe të pakënaqur gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Kjo strategji u pasqyrua në zgjedhjen e Bidenit me Kamala Harrisin për postin e zëvendëspresidentes, kur mund të kishte zgjedhur dikë me mbështetje më të fortë nga krahu i majtë i partisë.

Vendi ku Bideni u zhvendos më afër Sandersit dhe Warrenit ishte në mjedis dhe ndryshimin e klimës ndoshta duke llogaritur për votuesit më të rinj për të cilët këto dy çështje kanë përparësi. Sidoqoftë, ishte përjashtimi që provoi rregullin.