Presidenti dhe tre anëtarë të një bordi shkollor në Kaliforninë Veriore kanë dhënë dorëheqjen pasi u dëgjuan të bënin komente negative për prindërit gjatë një takimi virtual, raporton CNN.

Anëtarët e Bordit të Administrimit të Shkollës Fillore të Oakley Union (OUESD), menduan se po flisnin privatisht në momentet e para të fillimit të mbledhjes, kur në fakt anëtarët e komuniteti kishin hyrë tashmë në takimin virtual për t’i parë.

Në një regjistrim të takimit të postuar në mënyrë anonime në YouTube, mbikëqyrësi dhe anëtarët e bordit dëgjohen duke diskutuar përpara se anëtari i bordit Kim Beede thotë, “A jemi vetëm?”

Gjatë konferencës me video, anëtari i bordit Richie Masadas tha se disa prindër donin që fëmijët e tyre të ktheheshin në shkollë në mënyrë që ata të pinin marijuanë në shtëpitë e tyre.

Kryeinspektori Greg Hetrick njoftoi dorëheqjet të premten në një letë dërguar familjeve , që përfshinte  një deklaratë nga anëtarët e bordit të sapo-dorëhequr.

“Ne jemi penduar thellë për komentet që u bënë në takimin e Bordit të Edukimit në fillim të kësaj jave,” tha deklarata e tyre. 

“Si administrues të besuar, ne e kuptojmë se është përgjegjësia jonë të modelojmë sjelljen që ne presim nga studentët dhe stafi ynë, dhe për këtë ne kërkojmë falje.

Grupi i cili u shërben rreth 5000 studentëve, sipas faqes së saj të internetit, ka kryer mësim online që nga marsi i kaluar për shkak të pandemisë Covid-19.