Arsenal rigjen fitoren në derbin anglez, mund Çelsin me rezultatin 3-1

Arsenal rigjen fitoren në derbin anglez, mund Çelsin me rezultatin

Arsenali kthehet tek fitorja në premier league duke mundur 3-1 Chelsean në një ndeshje emocionuese. Trajneri Mikel Arteta tha se ky sukses do të shërbej si një pikë kthese për topçinjtë.

Ndërkohë Lampard kritikoi futbollistët e tij duke thënë se u treguan dembelë në fushë.

Arsenali gjen ftoren në kampionat pas 7 ndeshjesh duke mundur 3-1 Chelsean në derbin e Londrës. Një sukses i jashtëzakonshëm për topçinjtë, që zhvilluan ndeshjen më të mirë të sezonit.

Golat nga Lakazet, Granit Xhaka dhe Saka i dhanë avantazhin e trefishtë Arsenalit përpara se Chelsea të shënonte golin e vetëm me Abraham.

Duke folur pas ndeshjes, Arteta tha se rezultati i së shtunës ishte për të festuar, por pranoi se mungesa e fitoreve të skuadrës së tij kishte irrituar tifozët.

"Rezultati është gjëja kryesore, ne vërtet na duhej ajo fitore. Ne kemi qenë të pafat dhe të zhgënjyer me rezultatet tona në tetë javët e fundit kështu që kjo ishte një ditë e madhe për ne. Nga sekonda e parë ju mund të shihni se ekipi kishte energji dhe gatishmëri për të dalë dhe për të fituar ndeshjen.

Fryma para ndeshjes ishte me të vërtetë pozitive, ata me të vërtetë e donin fitoren. Unë jam i kënaqur për lojtarët dhe për mbështetësit. Ne i kemi lënë ata për shumë javë kështu që ishte një ditë e mirë t'u jepja atyre diçka për të brohoritur," i tha Arteta BBC Sport.

Paraqitja e dobët në Arsenal bëri që Chelsea të pësoj humbjen e katër dhe e la Lampard të përsëriste bindjen e tij se skuadra e tij nuk është e gatshme të sfidojë për titullin.

"Skuadrat që fitojnë, fitojnë, fitojnë pa pushim për momentin nuk po fitonin dy ose tre vjet më parë.  Duhet kohë dhe ne nuk jemi akoma aty ku duhet, kjo është e qartë. Unë e ndjeva atë që nga mënyra sesi vapronim në fushë. Ne kemi gabuar shumë sot."

"Unë jam i zemëruar sepse dua që ne të fitojmë ndeshje. Ne ishim dembelë duke shkaktuar një penallti, dembel duke I dhënë një goditje të lirë që Xhaka e realizoi dhe unë jam shumë, shumë i zhgënjyer në mënyrën se si kemi luajtur në pjesën e parë, sepse disa gjëra në futboll janë bazat”, tha Lampard BBC Sport.

Sport Lajme Futboll chelsea arsenal Mikel Arteta

EMISIONET