Arrihet marrëveshja/ PD dhe PR bashkë në zgjedhjet e 25 Prillit

Arrihet marrëveshja/ PD dhe PR bashkë në zgjedhjet e 25 Prillit

Partia Republikane dhe Partia Demokratike gjejnë më në fund gjuhën e bashkëpunimit për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Lajmin e dha vetë kreu i PR, Fatmir Mediu pas takimit me liderin e opozitës.

"Do të garojmë në një koalicion me Partinë Demokratike. Besoj se koalicioni do të funksionojë. PD dhe PR kanë përgjegjësi më shumë se kurrë për ti shërbyer qytetarëve", tha pas takimit me Bashën kryetari i Republikanëve, Fatmir Mediu.

Sipas Mediut, votat e PR dhe aleatëve të tjerë janë shumë të rëndësishme për zgjedhjet e 25 Prillit.

"Programi i PD është i plotë dhe meqë flasim për bashkëpunim politk ky program duhet të përfshijë dhe idetë e partive të tjera. Secila parti ka specifika. Vlerësoj faktin se figura nga të përndjekurit politik kandidojnë. E rëndësishme është dhe një reformë rregullatore ekonomike. E rëndësishme është njëlloj zgjimi i qytetarëve shqiptarë. Janë të rëndësishme votat e PR dhe të aleatëve", vijoi Mediu.

Kujtojmë se, marrëveshja PD-PR vjen kur kanë mbetur edhe gjashtë ditë nga afati final për regjistrimin e koalicioneve në KQZ.

Ndërsa data 6 mars është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë.

Po sot, Lulzim Basha u takua edhe me aleatin tjetër, Shpëtim Idrizin e PDIU, me të cilët nuk ka arritur ende një marrëveshje.

Në parim, palët kanë një dakordësi për të shkuar me një listë të përbashkët, por ende nuk kanë dakordësuar se sa përfaqësues të partive të vogla do futen në listat e PD, në cilat qarqe dhe në cilën renditje të listës.

Ndërkohë janë mbyllur marrëveshjet me aleatë të tjerë ku Agron Duka i PAA do të garojë në Durrës, Nard Ndoka i PDK në Shkodër dhe Dashamir Shehi i LZHK në Tiranë.

/a.r,OraNews

Vendi Lajme fatmir mediu Politikë Lajmi i fundit PD koalicion Aktualitet partia republikane zgjedhjet e 25 prillit

EMISIONET