Arrihet BREXIT! Britania firmos marrëveshjen tregtare me BE

Arrihet BREXIT! Britania firmos marrëveshjen tregtare me BE

Është arritur këtë të enjte marrëveshja tregtare midis BE-së dhe Britanisë, që do të thotë edhe përmbyllja e daljes zyrtare të Britanisë nga Unioni. Çështja që dominoi më shumë ditët e fundit të bisedimeve ishte ajo e peshkimit.

Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe kanë dakordësuar këtë të enjte një marrëveshje për Brexitin. Marrëveshja e fundit, e cila përcakton marrëdhënien e tyre të ardhshme tregtare, është edhe ajo që mbyll sagën e Brexitit.

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në konferencën për shtyp ndërsa e përshendeti marrëveshjen dhe tha se Europa po ecen në rrugën e saj, tha se marrëdhënia e ngushtë me Britaninë do të vijojë në fushën e energjitikës, transportit dhe mjedisit.

Do të ketë një rishikim pas katër vjetësh për të siguruar që të dy palët të veprojnë sipas rregullave të rëna dakord në këtë marrëveshje dhe për të parë që fusha e lojës është e barabartë, tha kryetarja e komisionit Europian.

Edhe kryeministri britanik Boris Johnson ka reaguar në Twitter për arritjen e një marrëveshjeje ku shkroi se “Marrëveshja u krye”.

Qeveria britanike ndërkaq, në reagimin zyrtar shkroi se gjithçka që iu premtua publikut britanik gjatë referendumit në vitin 2016 dhe në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të kaluar jepet nga kjo marrëveshje tregtare. Ne kemi marrë përsëri kontrollin e parave tona, kufijve, ligjeve, tregtisë dhe ujërave tona të peshkimit – ishte mesazhi i qeverisë britanike për qytetarët e saj.

Çështja që dominoi më shumë ditët e fundit të bisedimeve ishte ajo e peshkimit. Kushtet e marrëdhënies pas daljes së Britanisë së Madhe kanë në thelbin e tyre ruajtjene e tregtisë pa tarifa dhe bashkëpunimin në zona të tilla si siguria.

Marrëveshja është përshëndetur nga aktorë të lartë politik të Bashkimit Europian dhe britanikë. Ndikimi u ndje edhe në bursë, ku sterlina fitoi disa pikë kundrejt dollarit dhe euros.

Bota Lajme Lajmi i fundit BE britani

EMISIONET