Një lokal në zonën e Pazarit të vjetër në Korçë ishte shndërruar në një bazë për përdorimin dhe blerjen e lëndë narkotike.
Gjatë ndërhyrjes policia sekuestroi 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike. Droga mbahej në filxhanet e kafesë.
Në pranga u vunë Ksina Zaçellari, 18 vjece dhe Hajredin Telo, 31 vjeç të cilët kishin marrë në përdorim ambientin në zonën turistike dhe e kishin vënë në funksion të veprimtarisë së paligjshme shpërndarjes së drogës.
Policia e Korcës thotë se kishte siguruar informacione për përdorimin e lëndëve narkotike në lokalin që ishte marrë në përdorim nga dy të rinjtë, ndaj edhe organizoi operacionin “Pazari”
Verifikimet e metejshme zbuluan se dhe një punonjesë të paregjistruar në skemën e sigurimeve.
Ndaj dy të rinjve u ngritën akuzat “prodhim e shitje narkotikësh, përshtatja ambienteve për përdorim droge dhe punësim i paligjshëm.