Arrestohet sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi”  e cila përmes mashtrimit se do të kujdeses për nënën i kishte marrë të bijes së pacientes shuma të konsiderueshme parashë.

Sanitarja është identifikuar si Tire Alldervishi.

“Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë” njoftoi sot policia e Tiranës.

Prokuroria ka dërguar në gjykatë kërkesën për masën “Arrest me burg” për sanitaren.

Alldervishi sakaq ka refuzuar të flasë, duke thënë se do të prononcohet në një moment të dytë.

Vajza e një zonje 55 vjeçare, e cila humbi betejën me covid pas 28 ditësh luftë me këtë sëmundje, denoncoi faktin, se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i kishte marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj. Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit “Shefqet Ndroqi” i publikon emisioni ‘Stop” dhe aty duket qartë abuzimi me detyrën dhe ryshfeti nga ana e zonjës Tire Alldervishi.

 Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.