Departamenti i Drejtësisë thotë se Richard Barnett, i identifukuar si personi që u ul në zyrën e Kryetarit të Dhomës, Nancy Pelosi gjatë hyrjes në Kongres ditën e mërkurë , është arrestuar.

Barnett akuzohet për “hyrje në një zonë të kufizuar” së bashku me “hyrjen dhe sjelljen e dhunshme në ambientet e Kongresit” dhe “vjedhjen e parave publike, pasurisë ose regjistrave.”  

Departamenti i Drejtësisë vëren se ai “hyri në një zonë të kufizuar të Kryetarit të Dhomës, Nancy Pelosi.”

Pasi doli nga Capitol, Barnett foli në një video për vizitën e tij në Zyrën e Pelos-it dhe tregoi një letër që ai e kishte marrë  me vete .

Barnett u mor në paraburgim në shtetin e tij të lindjes Arkansas. Identiteti dhe vendbanimi i tij u bënë një temë e nxehtë diskutimi në internet, e shkaktuar nga fotoja mbresëlënëse e tij me këmbët lart në tavolinë.

Së bashku me Barnett, 12 persona të tjerë janë akuzuar tani për krime federale, duke përfshirë akuzat për qëllim të pengimit të biznesit të qeverisë dhe hyrjen e paligjshme në një zonë të kufizuar. Disa  të tjerë gjithashtu po përballen me akuza për armë.